Raundi tjetër i bisedimeve Ukrainë-Rusi, mbahet nesër

epa09791535 A handout photo made available by BelTA news agency shows Russian delegation (L), including Russian presidential aide Vladimir Medinsky (2-L), and Ukrainian delegation (R) attending Russia-Ukraine negotiations in the Gomel region in Belarus, 28 February 2022. Talks between Russian and Ukrainian delegations on a ceasefire started 28 February. Russian troops entered Ukraine on 24 February prompting the country's president to declare martial law and triggering a series of severe economic sanctions imposed by Western countries on Russia. EPA-EFE/SERGEI KHOLODILIN / BelTA / HANDOUT MANDATORY CREDIT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi do të rifillojnë nesër në Turqi, tha një anëtar i delegacionit ukrainas.

Më herët, Kremlini tha se bisedimet nuk kishin gjasa të fillonin sot siç pritej.

David Arahamiya, një anëtar i delegacionit të Ukrainës, tha se negociatorët ishin ende në rrugë dhe ka të ngjarë të mbërrinin “shumë vonë” për shkak të “vështirësive logjistike”.

Ai tha se bisedimet do të nisin në orën 10:00.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia do të ishte gati të konsideronte qytete të tjera për negociata, si Beogradi i Serbisë.

“Vendi për negociata duhet të jetë i pranueshëm për të dyja ekipet. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pastaj pati një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt”, tha ai.

“Tani është arritur një marrëveshje për një takim në Stamboll, ajo pasqyron pikën gjeografike në lidhje me të cilën mundësitë e të dyja palëve përkonin. Edhe pse, e përsëris, ne, natyrisht, do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”.