Raufi: Do të ngrejmë padi kundër Nikollovskës, e pranoi se është falsifikuar ekspertiza e “Monstrës”

Në seancën e sotme për “Monstrën” u vërtetua se personi që e ka bërë ekspertizën për pjesën e ekspertizës së dheut, ka përgatitur ekpertizë të rrejshme. Snezhana Nikollovska e ka punuar pjesën e ekspertizës së dheut ku është kryer vrasja, në Smillkovë, pjesën e dheut në Vrazhivir dhe të veturës “Opel Omega”.

E pyetur se përse në ekspertizë ka shkruar fjalë për të cilat nuk është bërë analizë, ajo tha arsyetime të ndryshme.
Prokurorja e lëndës Fatime Fetai e pyeti se a është e vetëdijshme se ajo ka përgatitur dokument të rrejshëm?
Ajo u përgjigj se nuk ka sqarim.
“Duke folur për shfaqet për falsifikimin e ekspertizës, Nikollovska fillimisht deklaroi ‘ashtu më thanë’, e kur u pyet kush i ka thënë, tha jo vetë e kam bërë, nuk kam sqarim. Me rëndësi është që pranoi se ekspertiza është falsifikuar. Tani ne do të ngrejmë padi penale dhe Nikollovska ose do të shkojë në burg, sepse kjo është vepër e rëndë penale, ose do të tregojë se kush i ka dhënë urdhër”, deklaroi për Gazetën Lajm, avokati mbrojtës, Naser Raufi.
“Ne e dimë përafërsisht se kush i ka thënë Nikollovskës ta bëjë këtë falsifikim, por presim që ajo vet të tregojë”, thekson Raufi.