Sot në rrjete sociale është bërë virale një video ku shihet një shofere teksa sulmon burrin që po kalonte në vija të bardha në Tiranë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri nga Kosova, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në “Instagram” ajo u shpreh e shqetësuar me rastin e fundit.
“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”, shkroi ajo./Lajmi.net/





