Rasti me autobusët kinezë, Janushev dënohet me dy vjet burg me kusht

Gjykatësi Osman Shabani sot shqiptoi dënim me kusht prej dy vjetëve burgim për ish drejtorin e N.P. “NQP”, Igor Janushev, respektivisht për furnizimin me 200 autobusë kinezë në dy kate, duke favorizuar një kompani kineze, përcjell TV21. Në seancën e sotme gjyqësore në sallë nuk ishte askush përpos trupit gjykues, gjegjësisht prezent nuk ishte as prokurorja Lile Stefanova, as Janushevi dhe avokatët e tij. Dënimi me kusht nënkupton që Janushev nuk do të shkojë në burg, nëse brenda 5 vjetëve nuk përsërit ndonjë vepër penale.