Rasti i Talat Xhaferit tregon se besnikëria ndaj VMRO-së të avancon në BDI

Ylber Xhela
Shqiptarët vazhdimisht pyesin, kurse BDI akoma heshtë: Pse vetëm Trajko Veljanovski ia pa hajrin Talat Xhaferit? Bile edhe Kërste Mukovski, që i hapi dyert e Kuvendit natën e përgjakshme të 27 prillit. Pse Talat Xhaferi gjatë vizitës në Kanada e dha deklaratën në favor të Nikolla Gruevskit, që i mundësoi atij pa problem të marë azil në Hungari? Pse Bujar Pacienti shpëtoi nga padia, kurse Feta Halimi që shpëtoi Zijadin Selën ende është në burg.
Shqiptarët nuk ndalen duke pyetur, BDI vazhdon të heshtë. Vetëm le të vazhdojë, por duhet ta din se nuk është mirë të mos i përgjigjesh popullit që ja kërkon votën.
Ju jo vetëm që nuk përgjigjeni, por e nxorët Talat Xhaferin edhe bartës liste në njësinë numër 5.
Si duket nuk po e vëreni se Talat Xhaferi është shkaku që askush nuk po i beson propozimit tuaj për “kryeministër shqiptar”. Po të ishit ju 10 për qind ashtu siç deklaroheni, posti i kryeparlamentarit do të sillte shumë të mira për shqiptarët. Me një bllokadë të Kuvendit, Talat Xhaferi do të mund të imponojë ndryshim të Ligjit për përdorimin e simboleve dhe ta legalizonte flamurin shqiptar edhe në Kumanovë e Manastir, para Shtëpisë së Alfabetit. Mirëpo ai zgjodhi Veljanovskin. Dhe tani është bartës liste. Mirë që po na tregoni se besnikëria ndaj VMRO-DPMNE-së është virtyti më i lartë që respektohet në partinë tuaj. Faleminderit!