Lojtari i kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Manchester United, Mason Greenwood është akuzuar për përdhunim ndaj të dashurës së tij.
Audio dhe video incizime të publikuara nga e dashura e lojtarit kanë bërë që policia e Mançesterit ta arrestojë lojtarin dhe ta marrë në pyetje.
Derisa hetimet po vazhdojnë, skuadra e Man Utd ka fshirë lojtarin nga të gjitha regjistrat e klubit dhe nuk e lejon të stërvitet deri në një vendim që e shpall atë të pafajshëm (nëse), përcjell lajmi.net.
Lojtarë si Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo e Victor Lindelof e kanë larguar (ish)shokun e skuadrës nga rrjeti social ‘Instagram’.
‘The Sun’ raporton se këto veprime kanë nxitur reagime të shumta në dhomat e zhveshjes. Një lojtar ka ngritur zërin kundër këtij veprimi, duke insistuar se kjo tregon shumë për gjendjen brenda klubit.
Sipas tij, qasja e këtillë ndaj Greenwood tregon se skuadra nuk është e bashkuar.
Greenwood u arrestua të dielën e kaluar, pas publikimit të videove dhe reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale




