Rasti Dehari: Shkarkohet kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë

Ylber Topalli, është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Topalli ka bërë një varg shkeljesh në rastin Dehari.

“Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ai i ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin.

“Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”.