Rastet e montuara, Sela ia kujton Gashit fjalën BESË (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk beson se partia “Alternativa” mund të realizojë premtimin me të cilin u bë pjesë e qeverisë për zgjidhjen e rasteve të montuara. Ai tha se ish partneri i kolicionit opozitar e shfrytëzoi këtë temë vetëm sa për tu bërë pjesë e pushtetit. Me këtë rast, Sela ia kujtoi Afrim Gashit edhe domethënien e fjalës BESË, emër të cilin e barte partia ku më parë bënte pjesë kreu aktual i “Alternativës”.

“Gjatë kohë edhe z. Gashi është marrë me fjalën BESË. BESA kur jepet ose çohet deri në fund ose…sepse nuk ka arsyetime jo kjo, jo ajo. Je ti dhe Zoti dhe çohet deri në fund…Aleanca për Shqiptarët ka zgjidhje (për rastet e montuara). Kuptohet që një pjesë të zgjidhjes që ne e kemi shkruar në program, ish partneti i koalicionit e futi në program, por unë skam pritur që ndonjëherë ata ta realizojnë sepse nuk e kanë menduar mirë kur e kanë lexuar sepse nuk e kanë ideuar. Nuk janë shqetësuar shumë për atë pjesë të programit dhe prandaj nuk do ta realizojnë. E shfrytëzuan vetëm për të pasur arsyetim përpara opinionit që do t’i zgjidhin proceset e montuara politike por nuk do t’i zgjidhin. Proceset e montuara politike vetëm kur Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e shumicës.