Raspadori objektivi kryesor i Juventusit

Lojtari i Sassuolo, Giacomo Rapadori është objektivi kryesor i Juventusit.

Paulo Dybala pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, pasi nuk po arrin marrëveshje për rinovim.

Si objektiv kryesor për të zëvendësuar argjentinasin, Juventusi kanë italianin Giacomo Raspador.

Ai ka kontratë me Sassuolo deri në qershor të vitit 2024, me klauzolë largimi deri në 30 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport’, ai është në krye të listës për të zëvendësuar Dybalan.

Në 31 paraqitje këtë sezon me ekipin e tij, Raspadori ka shënuar nëntë gola.