Rashkovski: Shumë lirë është në Meksikë, mund ta verifikoni!

Çmimet e hoteleve në Meksikë asnjëherë nuk kanë qenë aq të lira. Kështu për TV24 ka thënë sekretari në kabinetin e kryeministrit Dragi Rashkovski.

Rashkovski u kritikua në opinion se përse pikërisht tani në këtë periudhë ka vendosur të udhëtojë në një vend të largët sikurse Meksika. Ai ka thënë se tajmingun është i rastësishëm.

“Pushimin e kam planifikuar para disa muajve. Kështu që sinqerisht nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë në skenën politike muaj më vonë. Ndërsa në lidhje me Meksikën: kjo për shkak se çmimet e hoteleve asnjëherë nuk kanë qenë më të lira. Kontrolloni në ‘booking’. Për 14 ditë keni hotel me katër yje për 350 euro”, ka thënë Rashkovski, transmeton SHENJA.