E ardhmja e futbollisit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është ende në dyshim. Madje pas ditës së sotshme është bërë edhe më delikate kjo situatë.
Kjo për shkak se Galatasaray ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin brazilian, Tete, shkruan Lajmi.net
Tete luan në tri pozita, si sulmues qëndror, në të majtë dhe të djathtë. Dhe ky transferim i bën më delikat transferimin e Rashicës në ekipin turk.
Në rrjetet sociale është vrejtur se futbollisti “Dardan” ka larguar edhe foton e profilit që e kishte me fanellën e klubit të Galatasarayt.
Dhe për këtë arsye tashmë kanë filluar dilemat se Rashica nuk do të transferohet fare te kampioni i Superligës së Turqisë.
Skuadra e Norwich Cityt është duke kërkuar rreth 8/9 milionë euro për Rashicë, kurse Galatasaray deri tani ka ofruar vetëm 6 milionë euro./Lajmi.net/




