Marcus Rashford është duke zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës me statistikat që janë në krahun e sulmuesit të Manchester United. Janë 14 golat e shënuar deri më tani në Premier League nga ana e 25-vjeçarit, ndërsa në total këtë sezon, Rashford është në kuotën e 24 golave.
Në sfidën e fundit të kampionatit për United, Rashford shënoi një dygolësh ndaj Leicester teksa realizoi për të shtatën herë radhazi në Old Trafford. Një statistikë e cila më parë ishte në pronësinë e Wayne Rooney-t me ish-sulmuesin që e bënte diçka të tillë nga dhjetori i vitit 2009 deri në marsin e vitit 2010, duke e ndalur ecurinë e tij në tetë ndeshje me gol radhazi në Old Trafford.

Një sfidë personale të cilën Rashford do të tentojë ta barazojë në sfidën e 3 marsit ndaj Southampton dhe për të vijuar më pas ndjekjen e legjendave teksa ai që qëndron në krye është Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar për 10 ndeshje radhazi në Old Trafford.
Rashford nuk është larg dhe me formën që po kalon këtë sezon mund të “parakalojë” edhe një si CR7 teksa tashmë sulmuesi duket i pjekur dhe i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt ringritjes dhe rikthimit si protagoniste në Premier League.




