Rashford lavdëron Ibran: Ai dinte si t’i mbijetojë Mourinhos

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, e ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij tani në Milan, Zlatan Ibrahimovicin, për mentalitetin e tij, duke thënë më tutje se suedezi i kishte ndihmuar veçanërisht gjatë kohës sa Jose Mourinho ishte trajner.

Jose Mourinho e kishte sjellë sulmuesin veteran suedez në Old Trafford si transferim të lirë në verën e vitit 2016, duke u ribashkuar kështu me lojtarin që i kishte ndihmuar ta fitonte titullin e parë të Serisë A me Interin shtatë vjet më parë, transmeton Gazeta Express.

Ibrahimovic kishte shijuar suksese në Ajax, Juventus, Barcelonë, Milan dhe Paris Saint-Germain para ardhjes së tij në Manchester United, ku e vazhdoi formën e tij mbresëlënëse para portës edhe në Premierligë.

Ai i shënoi 28 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Manchester Unitedit dhe shënoi dy herë në fitoren kundër Southamptonin në finalen e League Cup, përderisa i ndihmoi klubit të arrijë suksese edhe në Ligën e Evropës.

Fatkeqësisht, 38-vjeçari e pati të pamundur të luajë në më shumë sesa shtatë ndeshje në sezonin vijues për shkak të një lëndimi të rëndë që e pësoi dhe rrjedhimisht u largua nga klubi në mars të vitit 2018 për ta nisur një sfidë të re në MLS me LA Galaxy.

“Mentaliteti i tij ishte përtej gjithçkaje që kisha parë ndonjëherë më parë. Atij s’i interesonte se çfarë thonin të tjerët për të apo çfarë i thonin atij”, ka thënë Rashford.

“Sa i përket mentalitetit të tij, ai ishte vendimtar në zhvillimin tim, veçanërisht sa ishte Jose këtu sepse ai ishte dikush që kishte luajtur për të më parë dhe e dinte se ti duhej të ishe në një mënyrë të caktuar për të mbijetuar nën Josen”.