Raportohet se Mane dhe Sane u rrahën mes vete pas ndeshjes kundër Manchester Cityt

Manchester City i dha një leksion të mirë Bayern Munchenit në “Etihad Stadium”.

“Citizens” i mposhtën bindshëm “bavarezët” me rezultat 3:0.

Kjo ndikoi edhe në irritimin e lojtarëve mysafir.

Madje sipas mediave gjermane, u tha se pati edhe përleshje në kampin e trajnerit Thomas Tuchel.

Bild raporton se protagonistë ishin Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Skandali mes Manes dhe Sanes, plasi pas një diskutimi që patën këta të dy në dhomat e zhveshjes.

E pas kësaj u tha se senegalezi e goditi me shuplakë gjermanin, përcjell Klankosova.tv.

Duket se gjasat për të kaluar tutje skuadra gjermane janë zbehur dukshëm.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ndeshjes kthyese në “Allianz Arena”, pas një javësh./ Klankosova.tv