Në ditën e pestë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, grupet negociatore kanë zhvilluar bisedimet për arritjen e ndonjë marrëveshje të mundshme për të shmangur luftimet.
Megjithatë raundi i parë i dialogut ka përfunduar tani, pa ndonjë rezultat.
Ndërkohë, Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për 36 shtete, duke përshirë këtu Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.
18:22 – Raportohet se Kievi u sulmua me raketa balistike
Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në lindje të qendrës së qytetit të Kievit.
Këto ishin shpërthimet më të mëdha të dëgjuara të hënë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se këto shpërthime vijnë menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve me zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas, takim ky që nuk solli marrëveshje për armëpushim.




