Mediat në Shqipëri kanë raportuar të shtunën për një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
Sipas shkrimeve, përplasja ka ndodhur gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Tensionet raportohet se kanë shpërthyer gjatë raportimeve në mbledhje, ku Spiropali ka pasur replikë me një ministre, e më pas ka ndërhyrë Rama që sipas “A2News” i është drejtuar me fjalët “mos më provoko se të nxjerr jashtë”.
Ndërkaq, “EuronewsAlbania” ka shkruar në burime se Rama i ka thënë deputetes që të mos e detyrojë të flasë “sepse mund të tregojë gjëra që s’i pëlqejnë”.
Spiropali ishte shkarkuar nga posti i ministres së Jashtme në Shqipëri në fund të shkurtit.



