Raportime për keqpërdorime në një vendvotim në Likovë

Në fshatin Likovë, në Shkollën fillore Dituria, në vendvotimin 1112/1, u raportua se ka pasur keqpërdorim. Gazetari i Alsat Adnan Qaili nga vendi i ngjarjës na informoi për procesin zgjedhor në këtë vendvotim.

Ai shtoi se Komisioni ka vërejtjet e tyre pasi që një personi i janë dhënë dy fletëvotime, në ndërkohë nga KSHZ pritet të vendoset se a do të vazhdojë votimi në këtë vendvotim.

Përndryshe në këtë vendvotim të drejtë vote kanë 690 qytetarë, ndërsa deri më tani kanë votuar 255 votues./Alsat.mk