Raportohet për disa të vrarë në një shkollë në ShBA

Është raportuar për disa të vrarë në një shkollë të mesme në shtetin Perry, në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, në një konferencë të shkurtë për media tha sulmi ndodhi këtë mëngjes në orën 07:37 sipas kohës lokale.

Ai theksoi se policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes brenda shtatë
minutave nga raportimi i rastit, dhe kishte hasur në disa viktima si pasojë e të
shtënave me armë zjarri, shkruan BBC.

Infante nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo të plagosurve.

Ai theksoi se ngjarja e rëndë ndodhi ende pa filluar mësimi.
Sherifi i Dallasit shtoi se i dyshuari është identifikuar por që refuzoi të jepte
edhe më shumë detaje rreth identitetit të tij.