Raporti me Ardin, Shqipe Hyseni pranon ftohjen

Shqipe Hyseni konfirmoi për herë të parë ftohjen e raporteve me Ardin, një tjetër mik i afërt nga shtëpia e BBVK2.

Pa hyrë në shumë detaje, Shqipe la të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më si dikur, duke dhënë një mesazh që ngjalli kureshtje për vazhdimin e këtij kapitulli.

Në një intervistë për “Prive” me Liberta Spahiun, Shqipes iu bë edhe një pyetje që i ka munduar fansat që nga përfundimi i spektaklit – a i ka mbetur merak që nuk ndodhi ndonjë projekt i përbashkët me Blerandon, nisur nga kimia e dukshme mes tyre gjatë formatit. Por ajo ishte e qartë:

“Nuk më ngelet pishman asgjë sepse mendoj që bëhet ajo që është shkruajtur. Nuk ka pasur ndonjëherë Rio dhe Tokyo”, u shpreh Shqipe, duke iu referuar metaforës që fansat shpesh kanë përdorur për të dhe Blerandon, krahasuar me dyshen ikonike nga “La Casa de Papel”.