Raporti i ISSHP-së/ 17 vdekje nga Kovid-19, për 32.0% më pak se javën e kaluar

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, nga 10 deri në 16 gusht janë kryer gjithsej 11,605 teste të KOVID-19, që është për 2.062 ose 17.8 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Nga 11,605 testet e kryera, pozitivë në virus janë 902 përkatësisht 7.8 për qind.
Sipas Ministrisë, kjo tregon një trend të uljes së vazhdueshme në krahasim me javët e kaluara kur lëvizte prej 10, 9.4 dhe 8.6 për qind.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251 ose 27.8 për qind) dhe Kumanova (125 ose 13.6 për qind).
Në 18 qytete të vendit, në periudhën e përmendur numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20. Sa i përket strukturës së moshës, janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Në këtë periudhë, grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç me 206 (22.8 për qind) pozitivë. Një numër i madh i të sëmurëve është regjistruar te personat e moshës prej 30 deri në 39 vjeç (163 ose 18.1 për qind) dhe prej 50 deri 59 (162 ose 18.0 për qind).
Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0 deri në 9 (26 ose 2.9 për qind) dhe nga 10 deri në 19 vjeç (49 ose 5.4 për qind). Nga rastet që janë analizuar në mënyrë epidemiologjike (858 ose 95.1% për qind), janë regjistruar 87 (10.1 për qind) të hospitalizuar, dhe te 244 (28.4 për qind) persona është regjistruar prania e komorbiditeteve.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 303 (35.3 për qind) kishin kontakte me një rast të konfirmuar, ndërsa 27 njerëz ishin në udhëtim në 14 ditët e fundit. Në periudhën e përmendur, pas dy testeve negative për praninë e SARSCoV-2, si të shëruar shënohen 1067 persona që kanë qenë të hospitalizuar ose janë trajtuar në shtëpi, që është 29 më shumë krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 17 raste të vdekjes nga nëntë qytetet, që është një rënie prej 32.0 për qind në krahasim me javën e kaluar. Shumica e rasteve ishin mbi 60 vjeç (nëntë ose 52.9 për qind).
Nga të vdekurit, 16 u hospitalizuan dhe një vdiq në një ambient ambulant. Komorbiditete janë regjistruar te 11 persona të vdekur.
Raportet e hollësishme të Institutit të Shëndetit Publik për situatën me KOVID-19 për periudhën nga 10 deri në 16 gusht 2020, si dhe për situatën kumulative me virusin në vend janë në dispozicion në faqen e internetit të Institutit (http://iph.mk).