Raporti i DASH-it: “Jeni hajna me vulë të Amerikës”

Protesta është kolektive për fjalën e mohuar të bashkëpartiakut në seancë të enjten.

Pasi replika nuk po i jepej, deputeti i PDK-së Ferat Shala ofrohet deri te foltorja, për ta penguar deklarimin e kryedeputetës së Vetëvendosjes.

Mimoza Kusarit i shkon për ndihmë kolegu i saj Salih Zyba, e kjo nxit reagimin e kryesueses.
Paralajmërimet nuk po bënin punë e Saranda Bogujevci thirri për asistencë.  Zyba e Shala tërhiqen, ani se sigurimi që gati të futet në sallë.

Krejt kjo situatë erdhi pas deklarimit të shefit të kuletës së shtetit, kur po flitej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023.

Por Shala thotë se u tentua të heshtet duke u shkel rregullorja e Kuvendit. Raporti i DASh-it për PDK-në që thirri shqyrtimin e tij duhet të ketë veç një epilog.

Por këso gjetje u tha se ka pas ndër vite nga pushteti. Kësaj iu kundërpërgjigj iniciuesi, duke iu referuar rastit të Klanit. Goditjet që mori shteti nga amerikanët janë serioze për opozitarët.

Në rend dite ishin edhe marrëveshjet ndërkombëtare por radha nuk u erdhi as këtë të enjte.