Raportet me kryeministrin, Gërvalla: Kurti është i mençur dhe i vendosur, nganjëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në takime me të

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla sot në një intervistë ka folur për punën e Qeverisë Kurti dhe raportet me partinë “Guxo”.

Gërvalla në një intervistë për Istogu Channel tha se koalicioni që është në pushtet ka unitet të jashtëzakonshëm, gjersa theksoi se është krenare që është në ekipin e kryeministrit.

Lidhur me raportet që kanë tha se janë dy palë që flasin, njëra që thotë se përçarje mes Kurtit dhe Gërvallës dhe pala tjetër që thotë se Gërvalla “ka me lshu Vjosën, ka me shku me Albinin”.

E pyetur për shoqërimin që ia bën Kurtit në takime tha se është çështje e respektit të ndërsjellë.

“Unë s’mendoj që është çështje simpatie, unë mendoj se është respekti të ndërsjellë. E kam fatin, për dallim nga qytetarët, që të jem shpesh në takimet të ndryshme që ai zhvillon. Dhe nganjëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë.

Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi.

Jam shumë e bindur që ky kryeministër asnjëherë nuk luan jo vetëm me fatin e vendit, por nuk luan as me ato nuancat e vogla në mes temave të mëdha dhe temave të vogla… jam krenare që bëj pjesë në një ekip me kryeministrin, presidenten e me politikanë tjerë të cilët kanë marrë përgjegjësi për vendin dhe që jemi munduar të lëvizim gjëra që në të kaluarën janë konsideruar të pamundura…”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla.

Pjesën e Gërvallës ku flet për këtë çështje mund ta ndiqni nga minuta 12:02.