Ranieri refuzon postin e trajnerit te Sampdoria

Claudio Ranieri ka vendosur të refuzojë ofertën e Sampdorias – ai nuk do të kthehet në klubin italian dhe ai është ende i disponueshëm në tregun e menaxherëve të lirë.
Duke qenë se është i papunë, ishte klubi italian ai që vendosi ta tentojë afrimin e tij, transmeton lajmi.net.

Ekipi i Serie A nuk po kalon një moment të mirë në ligë, ku gjendet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Ardhja e Ranierit supozohej që ta ngriste sadopak pozitën e klubit në renditje, por reagimi i ish-teknikut të Leicester i shpejt, duke e refuzuar një propozim të tillë.