Rangnick: Gjasat e United për Ligë të Kampionëve janë shuar

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick ka thënë se gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve janë shuar.

Manchester United ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë nga Arsenal, 3:1, kështu duke shuar edhe më shumë gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Shpresat e Manchester Unitedit për tu kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve tani janë shuar, ka thënë trajneri i përkohshëm i gjigantit anglez, Ralf Rangnick.

“Për mua, edhe para ndeshjes nuk kishte shumë gjasa, por pas ndeshjes së sotme gjasat janë shuar, po”, tha Rangnick për gjasat e United që të përfundojë në Top 4.

Man United aktualisht gjenden në vendin e gjashtë me 54 pikë, gjashtë më pak se vendin i katërt Arsenal, pozitë kjo që e dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

‘Djajtë e Kuq’ kanë edhe shtatë ndeshje deri në përfundimin e Premier Ligës, ndeshje këto që mund të vendosin gjithçka sa i përket garave evropiane.