Ramush Haradinaj pajton dy familje

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë dëshmitar i zgjatjes së dorës së pajtimit mes familjes Hadërgjonaj dhe Osmanaj.

Ai ka thënë se të falësh është nderë dhe trimëri.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të falësh është burrëri, nderë e trimëri!

Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.

Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!

RH