Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Amerikë, merr pjesë edhe në një dasmë shqiptare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, natën e mbrëmshme kanë marrë pjesë në një dasmë shqiptare të mbajtur në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, shkruan lajmi.net.

Ai tregoi që pjesëmarja në këtë ambient ka qenë kënaqësi e madhe.

Ndryshe Haradinaj po qëndron në Amerikë për vizitë zyrtare.

Postimi i plotë:

“Së bashku me Anitën në gëzimin e familjes atdhetare Gecaj.

Vite me radhë, Rrustemi kontribuoi për Atdheun në mënyra të ndryshme, e pas çlirimit u bë një ndër investitorët më të mëdhenj në vend, ku njëkohësisht ka hapur dhe shumë vende pune.

Mbrëmë na bashkuan i biri i tij Arbeni dhe Arbiana nga familja e Heroit Ilir Merturi.

Kënaqësi të përjetoj një atmosferë tradicionale shqiptare në Amerikë dhe familje patriotike që lidhen ngushtë mes vete.

Arbeni e Arbiana u trashëgofshin”./Lajmi.net/