Ramos iu është përgjigjur në mënyrën më të mirë zërave se nuk flet me Ronaldon

Thuhej se prishja e raportit të ketë ndodhur kur Luka Modric fitoi Topin e Artë, me Ronaldon që pretendonte se ka merituar atë çmim atë vit, pas suksesit me Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, spanjolli menjëherë pas ndeshjes ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ai pas miqësores Portugali – Spanjë, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi së bashku me Ronaldon dhe Pepen.

Të tre këta kanë luajtur së bashku te Real Madrid.

“Jam i lumtur që ju shoh sërish”, ka shkruar Ramos.