Transferimi më i ri i Paris Saint Germain, Sergio Ramos ka folur për “telenovelën” e transferimit të Kylian Mbappes tek Real Madridi.
Sipas L’Equipe, Ramos dëshiron që Mbappe të qëndrojë në Paris por thotë se çdo lojtar i madh duhet të luajë për Real Madridin dhe francezi mund ta bëjë këtë në të ardhmen, transmeton lajmi.net.
“Unë e këshilloj atë që të qëndrojë në PSG. Unë nuk jam askush ta vendos të ardhmen e Kylian, por dua që ai të qëndrojë”, tha Ramos.
“Neve na duhen lojtarët më të mirë dhe Kylian është një prej tyre, ashtu siç është Neymar. Ne të tre do të mund të arrinim gjëra të mëdha këtu”, përfundoi Sergio Ramos.



