Ramadani në Nerez: “Bashkë për vizionin e përbashkët të Shkupit!”

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me deputetin e zonës Blerim Bexheti, kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit Zejd Rexhepi, dhe kryetarin aktual të Komunës së Sarajit z. Iljaz Veseli, zhvilluan një takim me banorët e Nerezit.

Gjatë vizitës, u bë thirrje për mbështetje të kandidatëve të AKI-së në nivel komunal dhe për këshillat përbërëse të tyre, ndërsa u theksua se mbështetja për Lirimin, Abdulselamin dhe Nezranen është më e fuqishme se kurrë.

Në fjalën e tij, kandidati Ramadani theksoi se Nerezi është pjesë e pandashme e Shkupit dhe se AKI do të jetë gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj pjese të kryeqytetit.

“Angazhimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një Shkup të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me zhvillim të barabartë për të gjitha lagjet dhe komunat që e përbëjnë atë,” – u shpreh Ramadani.