Ramadani: Edhe Grashanin do t’ia kishte zili politikanëve shqiptarë se si e detyrojnë rininë shqiptare ta braktis vendin

Shkruan: Riat Ramadani

Po të ishte gjallë përpiluesi famëkeq i “Naçertanijes” Ilija Grashanin do t’ia kishte zili politikanëve shqiptarë se si e detyrojnë rininë shqiptare që ta braktis vendin pa harxhuar resurse fare për t’i larguar. Koha dhe atdheu janë rrëmbyer nga vjedhësit politik kurse populli bashkëpunëtor e ndihmon këtë dukuri edhe më tepër. Faik Konicë qofsh i lavdëruar! E ke ditur çdoherë se ne jemi armiq të vetvetes!

Vetëm një popull bashkëpunëtor e ngrit një njeri në shkallë profetike dhe pastaj edhe ai fillon të besojë(sipas rezultatit) se mos vallë është ndonjë i zgjedhur!

“Sindroma e Mesisë” quhet gjendja psikike e disa njerëzve të cilët besojnë se janë të zgjedhur nga forca madhore për të udhëhequr por këtë gjendje mentale sureale w ndihmon edhe më tepër masa e cila e bind në iluzionin!