Rama zgjedhet nënkryetar i Internacionales socialiste, kryetar është Sançez

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherit edhe kryetar i Partisë Socialiste është zgjedhur për nënkryetar të Internacionales socialiste.

Informacionin e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Partisë socialiste, Damian Gjiknuri.

“Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sançez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, shkruan Gjiknuri.