Rama: Zelensky u kthye në një frymëzim për botën!

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Lushnjë në një takim me të rinjtë e qytetit disa ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë e vuri theksin në rëndësinë e lirisë dhe demokracisë së një vendi. Rama shprehet see presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është një personazh i veçantë, pasi në kushtet e një sfide të madhe siç është lufta, ai u kthye në frymëzim për të gjithë botën.

“Një ditë zgjedhjesh normale në një qytet apo disa qytete që përtej gjithë halleve bëjnë një jetë normale ku madje një pjesë e caktuar e njerëzve e konsiderojnë normale që të thonë si këterr politika dhe vota. Ndërkohë që po sot disa njerëz të tjerë që nuki kanë asgjë ndryshe, asgjë më pak se sa ne, por që nuk kanë asgjë më shumë se sa ne përpara disa ditësh janë duke e kaluar përmes një ferri të vërtetë duke u ndarë me njëri-tjetrin, gratë vajzat fëmijët, duke marrë rrugët trenat për të ikur. Burrat dhe djemtë duke marrë armët. Duke marrë armët për të mbrojtur diçka që deri përpara pak ditësh ngjante siç ngjan këtu. Diçka që as mendja nuk na shkon. Ngjan diçka e fituar njëherë e përgjithmonë, liria e demokracia.

Është mundësia për të jetuar për të marrë frymë lirisht, për të jetuar lirë në fshatin apo qytetin tënd. Në fund të fundit, përtej të gjithë dallimeve nga pikëpamja e gjeografisë, historisë mes nesh dhe atyre që sot prej disa ditësh janë nën terrorin e bombave, terrorin e tankeve dhe një sulmi të egër mbi gjithçka që kishin dje, ngjashmëritë janë të mëdha.

E nisa kështu për të thënë që jo vetëm ne këtu, por po të shohësh të tjerët në Europën e zhvilluar, prej shumë vitesh e kishin marrë të mirëqenë gjithçka kishin. Dhe mendonin se ato që kanë ndodhur më parë, nuk do përsëriteshin. Por ja që u përsërit. Ja pra që atdheu qenka diçka që duhet ta kesh gjithmonë parasysh që të takon të luftosh për të. Ne në këtë situatë nuk duhet të presim që të na ndodhë e njëjta gjë për të qenë më të dobishëm për vendin tonë. Për të qenë më të vetëdijshëm për atë që kemi. Ajo që kemi nuk është pak. Ajo që të tjerë përpara nesh kanë luftuar dhe nuk kanë jetuar aq gjatë sa ta përjetojnë, e drejta për të votuar.

Unë e kam njohur, e njoh Presidentin e Ukrainës. Është një personazh i veçantë por ja që në kushtet e një sfide kaq të madhe ku jeta e tij është e rrezikuar më shumë se askush tjetër, pasi është shënjestra numër një. Ai u kthye në një personazh frymëzues në të gjithë botën. Vuri mbi të gjitha lirinë. Lirinë për të zgjedhur dhe natyrisht nga ana tjetër detyruimin për t’ju përgjigjur zgjedhësve. Në këtë sens, kjo e jona është një betejë e përditshme e pakrahasueshme për luftën me ekzistencë. Luftën për ekzistencë të atdheut të tyre” u shpreh Rama./Xh.Xh/dritare.net