Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama viziton afganët në Durrës, merr dhurata për fëmijët
Ai ka vizituar afganët e parë që kanë ardhur mëngjesin e ditës së sotme në vendin tonë.
121 afganët e parë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës .
Rama nuk ka shkuar duar bosh, pasi me vete ka marrë edhe dhurata për fëmijët e afganëve.
Njëri prej të vegjëlve kishte dhe ditëlindjen e tij të parë.
“Ka ditëlindjen, ka ditëlindjen e parë,”- tha gruaja që mbante fëmijën e saj në krahë, ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i Ramës për të voglin, të cilin edhe e ka prekur.
Ndërkohë një grua tjetër ka thënë se kanë përjetuar makth në Afganistan, ndërkohë që ka falenderuar edhe Kryeministrin.
“Ishte makth, kemi ardhur në parajsë. Faleminderit shumë kryeministër, faleminderit shumë për çdo gjë,”- tha një tjetër grua./OraNews
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/755546875279981/