Rama uron Osmanin

Rama thotë se zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizmin e programit qeverisës.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama në Twitter.