Një autobus me targa të Kosovës është përplasur me një kabinë në pikën kufitare Bllacë, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përcjell INA.
“Më 08.02.2026, në ora 23:55, në SPB Shkup është raportuar se në Pikën Kufitare Bllacë, në dalje nga shteti, I.F. (40) nga Kosova, duke drejtuar autobus me targa kombëtare të Kosovës, ka goditur kabinën e kontrollit të dokumenteve të udhëtimit”, njoftojnë nga MPB.
Policia pas inspektimit të rastit, shoferit të autobusit nuk i është lejuar dalja nga shteti dhe i janë konfiskuar dokumentet për procedurë të mëtejshme.(INA)



