Rama ”sulmon” Albin Kurtin në prani të Merkel: Bën teori konspiracioni për Open Balkan

”Nuk kemi pse presim ne që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostardat apo infrastrukturën dixhitale, ky është thelbi”– u shpreh Rama në konferencë me Merkel.

Ndër të tjera Rama nuk e la pa ”sulmuar” Albin Kurtin për hezitimin e tij dhe kundërshtimin për tu bashkuar me Open Balkan.

Ndaloni problemet e prostatës dhe fshikëzës sot-100% e garantuar!
Kancelaria me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për Tregun e Përbashkët. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit. Çfarë ka proçesi i Berlinit? 4 Liritë dhe investimet që vijnë nga paketa e Komisionit . Ne duam të ecim më shpejt dhe dua ta theksoj se një nga pegesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se lëvizja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit dhe nuk ka përplasje mes Open Balkan dhe Proçesit të Berlinit ” tha Rama duke i dhënë fund edhe konferencës.