Rama siguron 1 milion vaksina kundër virus në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Turqi ka siguruar 1 milion vaksina kunër Covid-19. Vaksinat do të arrijnë në Shqipëri brenda 60 ditëve, ndërsa sot në Tiranë do të arrijnë 192 mijë doza. Ende nuk dihet zyrtarisht se të cilës kompani janë vaksinat. Në bazë të kutive, vaksinat janë të importuara nga “Keymen İlaç”, kompani kjo që ka shpërndarë vaksinën kineze “Sinovac”.