Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria nuk ja ka nevojën Rusisë për nevojat energjetike.
I pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbajë përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake, Rama tha se Shqipëria ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varura nga gazi rus.
“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon”, tha Rama.




