Rama shpall zgjedhjet e parakohshme mesditën e 23 marsit?!

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin, dhe sipas informacionit nga kryeministria, ai do të takonte kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel. Por mesa duket takimi i kryeministrit Rama me kancelaren gjermane do të sjell zhvillime të mëtejshme, raporton Shekulli.

Burime konfidenciale për gazetën “Shekulli”, thanë se kryeministri Rama në 23 mars të këtij viti, datë që përkon edhe me kongresin e Partisë Socialiste, do të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Si nën zë pjesëtarë të delegacionit kanë pohuar se kryeministri Rama i ka premtuar kancelares gjermane se pas miratimit me 15 mars të Reformës Zgjedhore do të njoftojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit.