Rama s’e ka me Bullgarinë, por i dhimbset Serbia dhe ka frikë nga Kurti në MV

Shkruan: Fejzi Hajdari

Reagimi absurd i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj Bullgarisë për qëndrimin që po e mbanë kundrejt Maqedonisë dhe popullit maqedonas, në takimin e Bledit në Slloveni, duhet shikuar në kuadër të “piskamave histerike” të presidentit maqedonas Pendarovski, kryeministrit Kovacevski, presidentit serb Vuciq dhe kreut të BDI’së Ali Ahmeti, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës në Shkup Albin Kurti, për thellimin e ‘Bashkëpunimit Horizontal’ – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut (MV) me Bullgarinë, me qëllim të ndërprerjes së ndikimit vertikal në rritje të Serbisë e Rusisë, në Shkup.

Rama me llafomaninë e cuditshme u përpoq, që reagimin e tij ta plasoj në mënyrë të sofistkuar, pa e zhveshur atë nga qëllimin kryesor: Humbja e Korridorit bashkëpunues Vertikal (Beograd-Shkup + OpenBallkanistët shqiptarë në Shqipëri dhe MV), përballë atij Horizontal (Tiranë-Prishtinë-Shkup-Sofje) – frika e madhe e ngritur në shkallë alarmi nga pritja aq masovike e kriministrit Albin Kurti në Shkup e Tetovë, gjë që paraqet faktorizimin dhe në një mënyrë tjetër, promovimin e Albinit si lider të shqiptarëve të rajonit, jashtë kufijëve të Shqipërisë. Për ta mbështetur këtë, vetëm se lexoni deklaratat e tërbuar dhe të cakorduara të presidentit maqedonas, atij serb, kryeministrit maqedonas dhe krerëve të BDI’së.

Në këtë kontekst duhet të kujtojmë edhe “dashurinë” e pashpjegueshme patologjike të Ramës ndaj Vuciqit dhe Serbisë…
Deklarata, sa e panevojshme dhe po aq absurde, me akuza të coroditura drejt Bullgarisë, sidomos tani pas tërheqjes deklarative të Ramës nga “Open Ballkan” (ide ruse e promovuar nga Serbia, Rama dhe Zaev), ta shton dyshimin se megjithatë, MV’ja bashkë me Edi Ramën pavarësisht deklarimeve karshi ndërkombëtarëve, nuk janë të gatshëm ta braktisin realisht “OpenBallkanin”, këtë projekt të dëmshëm për rajonin, sidomos për shqiptarët në përgjithësi.

Veprimet dhe deklaratat e tyre të fundit (Rama-Vuciq-Kovacevski plus Ali Ahmeti) janë alarm ogurzi për shtetet e rajonit, pavarësisht se sjelljet e ndërkombëtarëve vazhdojnë të mos jenë konform rrethanave dhe alarmit.

Pse Rama me aq vrull dhe dëshirë, tregon dëshirën e madhe për akuza të përhershme ndaj Bullgarisë, deri në nivelin qesharak. Pse e vë në rrezik dhe alarm të gjithë procesin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke u arsyetuar gjithnjë me “brengën e madhe që ka për popullin maqedonas dhe Maqedoninë”!!

A i beson dikush deklaratave të këtilla të Ramës?!

Po kur maqedonasit dhe partia shqiptare në pushtet, nuk cajnë kokën për këtë punë, pse Edi Rama duheshka të shqetësohet aq shumë për Maqedoninë dhe Beogradin, dhe jo për Prishtinën të cilën nuk la rast pa i ngul thikën pas shpine, sic ishte rasti me anulimin e takimit të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. A është i shqetësuar Rama për fatin e rrugëtimit të Shqipërisë drejtë BE’së, kur e kritikon në mënyrë qesharake Bullgarinë? Po supozojmë se, Po! Atëherë, pse kryeministri shqiptar asnjëherë nuk kërkoi që Shqipëria të ndahet nga pakoja me MV’në, në rrugëtimin drejtë BE’së. Por, Rama, këtë asnjëherë s’e bëri (sidomos jo në mënyrë të sinqertë), me cka la të nënkuptohet se më shumë ia ka ëndja ta luaj rolin e “liderit global”, të cilin ia dogji Micotakis me mosftesën në Athinë!

Kjo poashtu mund të shihet edhe në kuadër të dashurisë patoligjike të cilën e ka dhe e kultivon me presidentin serb Aleksandar Vuciq. Rrjedhimisht, në këtë konstelacion dhe rrethana duhet kërkuar edhe logjikën e fshehtë të reagimit të Ramës. Me fjalë tjera kryeministrit shqiptar si duket më shumë i dhimbset prishja e bashkëpunimit Vertikal (Beograd-Shkup), kundrejt bashkëpunimit të shteteve të rrafshit Horizontal (Tirane-Prishtinë-Shkup-Sofje).

Intensifikimi i bashkëpunimit vertikal, sjellë rrezikun nga ndikimi i madh i Serbisë dhe Rusisë në MV (por edhe shtetet e rajonit), gjë që mund të sjellë destabilizim nëpërmjet Beogradit, gjë e cila po paralajmërohet haptas edhe nga Beogradi zyrtar (kërcënimet e ministrit të Mbrojes serbe).
Bashkëpunimi Horizontal mund të sjellë të kundërtën e bashkëpunimit Vertikal, pra – stabilitet, prosperitet dhe ecje me hapa të sigurtë e të shpejtë në rrugëtimin drejtë BE’së të MV’së, Shqipërisë dhe Kosovës (pse jo edhe të vetë Serbisë).

Kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama do të duhej të ndryshoj diskursin shumë të rrezikshëm kundër Kosovës, por edhe shteteve anëtare të BE’së, si Bullgaria, me të cilën shqiptarët si sot, poashtu edhe historikisht, kanë patur marrëdhënie të mira. Cdo aleancë tjetër e Tiranës zyrtare me Serbinë (rrjedhimisht Rusinë), do të ishte e kobshme dhe fataliste, jo vetëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Politikanët serioz dhe me vision, nuk futen në aventura të tipit për komshinë do ta sakrifikojë edhe veten, që të dukem ashtu sic nuk jam!