Rama po bëhej gati të merrte fjalën, por largimi demonstrativ i ambasadores së Francës, e la pa fjalë (VIDEO)

Edi Rama po bëhej gati të merrte fjalën, por largimi demonstrativ i ambasadores së Francës, Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf e la pa fjalë.

Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por sapo fjala iu dha Edi Ramës, ambasadorja franceze i ka bërë një shenjë atij gjerman. Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin, sikur ta kishin bërë me fjalë më herët.

Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë, që është përpjekur ta shmangë largimin demonstrativ të ambasadorëve.

Rama duket se ka mbetur keq dhe pas një pauze disa sekonda ka nisur t’u flasë ambasadorëve në mungesë. Në fjalën e tij, kryeministri ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

© SYRI.net