Rama pas takimeve me autoritetet e BE-së: Duhet zgjidhje urgjente për veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në Bruksel ku ka zhvilluar takime fillimisht më Presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel, e po ashtu ka takuar edhe personazhe kryesore të familjes Europiane.

Ai ka takuar presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen, ku në qendër të takimit ishte situata mes Kosvës dhe Serbisë e më pas ka zhvilluar takim me Komisionerin për zgjerim Europian Oliver Varhely.

Vetë kryeministri ka reaguar me anë të një postimi në Twitter pas këtyre takimeve. Ai ka thënë se këto takime ishin lajm i mirë për progresin që Shqipëria ka bërë në negociatat me Bashkimin Europian por “brengosëse” sa i takon sipas tij, regresit që ka bërë Kosova.

“Takimet me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian ishin një lajm shumë i mirë lidhur me progresin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe politikën tonë konstruktive rajonale. Por fatkeqësisht në këto takime, ishte tejet brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike. BE-ja e mbështetur nga SHBA ka vënë në Tryezën e Dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, planin më të mirë të mundshëm të normalizimit, i cili paqton më në fund Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë edhe njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës!