Rama: Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se nuk duhet harruar të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj.

Duke iu referuar agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ai tha se është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X, raporton Klankosova.tv.