Rama: Nuk ka më këshillime, aplikacioni për leje-dalje për një person është funksional

Sipas kreu të qeverisë, tashmë aplikacioni “Leje për të dalë” në e-albania, përmes të cilit lejohet vetëm një person nga familja për të bërë pazar, është funksional dhe nga nesër nuk do të ketë tolerime për shkelësit.

“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!”, shkruan kryeministri në Facebook./A2/