Pamje prekëse: Pasi kthehet nga spitali, mjeku shpërthen në lot – pasi nuk mund ta përqafonte djalin e tij

Ndërsa lufta vazhdon për të vënë nën kontroll pandeminë e coronavirusit, gjithnjë e më shumë histori po shfaqen, sidomos ato që kanë të bëjnë me ata që tanimë janë në vijën e parë të frontit, mjekët.

Dhe së fundmi janë shpërndarë disa pamje prekëse të cilat tregojnë një mjek që shpërthen në lot pasi iu desh të tërhiqej nga djali i tij, nga frika se mos ia barte sëmundjen vdekjeprurëse, përcjell Telegrafi.

MARKETING 420 x 60
Dr Nasser Ali Al Shahrani, nga Arabia Saudite, po kthehej në shtëpi nga një ndërrim në Spitalin King Salman në Rijad, kur djali i tij i vogël vrapoi drejt tij me krahët e tij të hapur.

Por, siç edhe mund të shihet në video, Dr Al Shahrani, i çon duart dhe i thotë, ‘jo, jo’, përpara se të shpërthejë në lot.

Duke folur për gazetën saudite Okaz, ai tha: “Qëllimi ishte që qytetarët dhe banorët të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e coronavirusit dhe të respektojnë rregullimet dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”.

Dr Al Shahrani vazhdoi të shpjegojë se si ai dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor u është dashur të krijojnë rutina të reja për t’i ndaluar ata të kalojnë në familjen e tyre sëmundjen vdekjeprurëse.

Ai shtoi: “Të gjithë kolegët duhet të shmangin afrimin e fëmijëve dhe familjeve të tyre derisa të lajnë duart dhe të marrin masat e nevojshme”.