Rama: Nga 1 qershori, shqiptarët do nisin të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me Italinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.

Ai e quan kryeministren italiane Giorgia Meloni si “motra” që solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se kjo marrëveshje tregon për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, ka shkruar Rama.