Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshati Nepravishtë në Libohovë, duke e cilësuar si një atraksion unik turistik me natyrë të mrekullueshme dhe mikpritje autentike.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ‘Fshatrat më të mirë turistikë’ nga Organizata Botërore e Turizmit.
“Nga Nepravishta, atraksioni unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe autentike, fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ‘Fshatrat më të mirë turistikë’ nga Organizata Botërore e Turizmit”, shkroi Rama në postimin e tij.