Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ana Lind, e përsëritën propozimin për ndërmjetësim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.




Në letrën, të cilën kopje AFP e mori nga burime të afërta të Qeverisë shqiptare, theksohet se OSBE-ja me kujdes dhe me shqetësim i ndjekë ngjarjet në Bjellorusi.
“Si kryesues aktual dhe i ardhshëm i OSBE-së, nga afër, shumë me kujdes dhe me shqetësim i ndjekim ngjarjet në Bjellorusi. Ne duam ta përsërisim ofertën tonë për vizitë, t’i dëgjojmë pikëpamjet për situatën dhe të bisedojmë për sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është anëtar i vlerësuar i organizatës tonë dhe ne jemi të gatshëm ta tregojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, shtohet në letër.
Përveç kësaj, Rama, këto ditë realizojë bisedë 30 minutëshe telefonike me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
“Rama dhe Lavrov biseduan për situatën në Bjellorusi në kontekst të propozimeve të kryesimit shqiptar me OSBE-në të kontribuojnë për dialogun mes pushtetit dhe opozitës”, kumtoi ambasada ruse në Tiranë,
Sipas burimit të njëjtë, Rama në rolin e kryesuesit të OSBE-së shprehu gatishmëri që ta vizitojë Minskun dhe të bisedojë me të gjitha organet, të përfshira në konflikt. Lavrov theksoi se është me rëndësi esenciale të qytetarëve bjellorusë që t’u mundësohet vetë t’i zgjidhin problemet e tyre.
Në mungesë të informacionit nga kabineti i Ramës, kumtesa e ambasadës ruse vijoi pasi një pjesë e mediumeve shqiptare transmetuan se Lavrov e ka informuar Ramën se Rusia e mbështet nevojën nga intervenimi i OSBE-së për zgjidhjen e krizës.