Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë hapjen e Samitit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai, duke falënderuar pjesëmarrësit, ka thënë se ky organizim tregon vullnetin rajonal për zbatimin e planit ekonomik të Bashkimit Evropian.
“Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtës së Ballkanit Perëndimor është shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik dhe investimeve të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal”, ka thënë Rama.
“Jam mirënjohës posaçërisht komisionarit të BE-së, që nisi dhe promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç, që do na ndihmojë në rimëkëmbje ekonomike në një epokë post-pandemike”.