Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishin të një mendimi se është shumë lajm i mirë lirimi i tre zyrtarëve policorë nga Serbia.
Tre policët ditë me parë ishin kidnapuar në territorin e Kosovës nga policia serbe.
“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama në Twitter pas takimit që pati me Michel.